Kushtetuesja mbyll sytë ndaj deklaratës publike të Listës Serbe për “Kuvendin në Prishtinë” – merr në shqyrtim ankesën e tyre
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Lista Serbe në ankesën e saj për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit, nuk e ka përdorur termin “Kuvendi i Prishtinës”, siç e kishte cekur në njoftimin publik vetë kjo parti.
Lista Serbe një postim në rrjetet sociale kishte njoftuar të shtunën se ka bërë ankesë në Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, nga radhët e komunitetit serbë gjatë seancës konstituive.
Rasti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa tash zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka konfirmuar se gjykata ka pranuar këtë kërkesë me 30 gusht dhe se po merret me ankesën e Listës Serbe.
“Kërkesa e parashtruar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, është duke u proceduar nga Gjykata. Në kërkesën e parashtruar nuk figuron askund termi ‘Kuvendi i Prishtinës”, tha ai.
Por, ajo që Kushtetuesja nuk po e përmend është fakti se Lista Serbe, në njoftimin e saj publik në Facebook, kishte përdorur shprehimisht formulimin “në seancat e kuvendit në Prishtinë” kur njoftoi për dorëzimin e kësaj ankesë, shkruan KosovaNews.
Ky detaj publik që injoron Kosovën si shtet të pavarur bashkë me institucionet demokratike të saj, duket se nuk i ka lënë përshtypje fare institucionit më të larë gjyqësor në vend.

Pse Gjykata Kushtetuese nuk merr parasysh deklaratat publike kur sqaron opinionin? Në vend që të adresojë kundërshtitë dhe paqartësitë e ngritura nga vetë palët, gjykata zgjodhi një qasje teknike: të fokusohet vetëm te letra e ankesës, duke anashkaluar krejtësisht faktin që në diskursin publik ky term është përdorur nga Lista Serbe.
Kryeparlamentari Dimal Basha në seancën që ka nis zgjedhja e nënkryetarëve nga komuniteti serb, ka ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.
Këtë procedurë Lista Serbe e pati quajtur si kundër ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Megjithatë, nëntë deputetët e kësaj partie nuk kanë marrë shumicën e votave në Kuvend për t’u zgjedhur nënkryetar.
Votat nuk i mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, që nuk i takon këtij grupi.
Pavarësisht dështimit për të zgjedhur një nënkryetar serb, Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin. /kosovanews/
Rruga Press
