Lajme

Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe ngritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë vranësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por, pjesa tjetër e Europës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në Jug dhe Qëndër të kontinentit. Ndërsa reshje në formë dëbore do të ketë në Vendet Nordike.

Kosova

Vlerta e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë në të gjithë territorin vranësira të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë edhe rrebeshe shi. Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat Perëndimore të vendit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë të gjithë MV, ku përgjatë gjithë ditës do të ketë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ku më të dukshme reshje do të jenë gjatë pjesës së ditë të dytë të ditës dhe në zonat Veriperëndimore. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *