Kush jep sot ryshfet?!
Shkruan Erion Dasho
Në një debat televiziv para disa ditësh, një përfaqësues i rilindjes përmendi si histori suksesi punësimet në shëndetësi!
“I kemi disiplinuar! Kemi krijuar portal dhe nuk paguan kush rryshfet për të hyrë në punë!” – tha.
Po normal! Ka më shumë vende pune se mjekë, pasi mjekët kanë ikur! Në dy konkurset e fundit të specializimeve në Fakultetin e Mjeksisë, ka patur më shumë kuota specializimi se sa kandidatë!
Me këto ritme të rilindjes, gjatë mandatit të tretë duhen gjetur mekanizma që të ndalojnë spitalet t’u japin mjekëve dhe infermierëve rryshfet për të filluar punë.
Ndërkohë shqiptarët duhet të bëhen gati për t’u trajtuar tek xherahët, njerëzit e mirë dhe yshtësit, përndryshe duhet t’i hipin avionit ose të paguajnë faturat e kripura në sektorin privat…
Rruga Press