Lajme

Kush janë 4 deputetët demokratë që u shfaqën krah Berishës, por shpëtuan nga penalitetet e kryesisë PD

Një panoramë të ulëseve të demokratëve në Parlament, pas vendimit të kryesisë së PD-së mbrëmjen e 11 janarit 2022 ku u përjashtuan 4 deputetë ndërsa 6 u pezulluan.

Në zgjedhjet e 25 prillit PD me aleatët fitoi 59 mandate.

Nga këto 7 janë mandate të aleatëve:  3 janë të PDIU, Dashamir Shehi i LZHK, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Agro Duka i PAA-së  

Pa aleatët PD kishte 52 deputetë, por me vendimin e djeshëm të kryesisë së PD-së, grupit parlamentar iu përjashtuan dhe pezulluan 10 deputetë duke mbetur 42 deputetë.

Lexo më shumë  Osmani uron ShBA-në: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave

Në këto 42 deputetë ata që janë kundër Bashës dhe që janë shprehur hapur janë 15 deputetë. 

Kanë shpëtuar nga penalizimet deputetët që ishin krah Berishës por nuk kanë qenë as në Komision e Rithemelimit e as aktivë në organizimin e protestës së 8 janarit.

Nuk është marrë asnjë masë për deputetët: Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi.

Ndërkohë që Tomor Alizoti ka shprehur kritika dhe qëndrimin kundër edhe për Bashën dhe për Berishën.

Deputetët kunder Bashes:

1.Flamur Noka Perjashtuar 

2.Edi Paloka Pezulluar  

3. Tritan Shehu Pezulluar 

Lexo më shumë  Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

4. Albana Vokshi  Perjashtuar 

5.Luan Baçi Pezulluar 

6. Oerd Bylykbashi Pezulluar 

7. Bujar Leskaj (Pa masë)

8.Luciano Boçi (Pa masë)

9.Belind Këlliçi Pezulluar 

10.Sali Berisha Perjashtuar 

11.Isuf Celaj  (Pa masë)

12 Sorina Koti  (Pa masë)

13 Edmond Spaho  Perjashtuar 

14 Agron Shehaj Pezulluar 

15 Tomor Alizoti(Kunder te dyve)

Rruga Press

YouTube player