Lajme

Kush është Rustem Umerovi, ministri ukrainas i Mbrojtjes që zëvendësoi Reznikovin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shkarkuar të dielën ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, duke e zëvendësuar me Rustem Umerov.

Ky ndryshim brenda kabinetit udhëheqës të Ukrainës erdhi pasi presidenti Zelensky ka kërkuar “qasje të reja” ndaj agresionit rus, raportoi TheGuardian të hënën.

Kush është Rustem Umerov?

Ai ka lindur në Uzbekistanin sovjetik, vend ku familja e tij ishte internuar nën regjimin e Stalinit dhe ishte kthyer në Krime (Ukrainën e asokohshme). 41-vjeçari, me fe myslimane, i ishte futur jetës publike që nga 2004-a në një biznes të telekomunikacionit, ndërsa në Kuvendin e Ukrainës ishte futur në 2019-n.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Kishte shërbyer si bashkudhëheqës i Platformës së Krimesë, përpjekje diplomatike ndërkombëtare që synonte kthimin e Krimesë së aneksuar nga ana ruse në 2014-n.

Ai ka punuar për disa vite këshilltar i liderit historik të Krimesë, Mustafa Dzhemilevi.

Umerov ishte pjesë e delegacionit të Ukrainës në negociatat me Rusinë me javët e para të luftës dhe kishte marrë pjesë në bisedimet për krijimin e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i zgjedhur i Mbrojtjes ishte emëruar kryetar i Fondit të Pronës Shtetërore, rol sfidues në Ukrainës, bazuar në raportet që shfaqnin procesin e korruptuar të privatizimit.

Rruga Press

YouTube player