Lajme

Kush është Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga PD-ja për Tiranën

Florjan Binaj do të kandidojë si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndërsa këtë të hënë mori dhe pëlqimin e Partisë Demokratike.

Ishte vetë kreu i PD-së Sali Berisha i cili në një komunikim për mediat tha se PD mbështet Florjan Binajn, por këtë gje do ta diskutojë me aleatët opozitarë për të vendosur për një vendim final.

Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa vendimi për zgjedhjet vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.

Lexo më shumë  Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

Kandidimi i Binajt vjen pas shpalljes së tij, nëpërmjet një statusi të dielën e javës së kaluar, si i pavarur.

I njohur për publikun shqiptar përmes karrierës së tij në televizion, ai nuk ka pasur më parë poste publike.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 në një spektakël humori. Pas largimit nga spektakli i humorit, Binaj nisi një etapë të re si moderator.

Lexo më shumë  Komuniteti Amerikan i Inteligjencës: Rusia përdor ‘viktimizimin e serbëve’ në Kosovë për të ushqyer tensionet

Përveç aktivitetit në media, Binaj është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në nisma të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e mjedisit dhe të drejtave qytetare.

Ai ka marrë pjesë në protesta dhe ka mbajtur qëndrime publike.

Florian Binaj është 40 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Rruga Press

YouTube player