BallinaLajme

Kush është efektivi i FNSH-së që e vranë brenda makinës në Lezhë, humbi kontrollin e mjetit pas të shtënave

Xhulio Prela

Një efektiv i Policisë së Shtetit (FNSH-së së Shkodrës) është ekzekutuar me armë dhe trupi është gjetur në fshatin Gajush të Lezhës. Viktima quhet Xhulio Prela, 26-vjeç i cili është gjetur i pajetetë brenda makinës së tij, rreth orës 02;00 të mëngjesit të sotëm. Efektivi i FNSH-së ka humbur kontrollin e mjetit që ka qenë në lëvizje pas të shtënave dhe ka përfunduar në një parcelë të mbjellë anës rrugës.

Nuk dihen autorët dhe as shkaqet që mund të kenë shtyrë autorët të ekzekutojnë policin Prela. Policia ka nisur hetimin për konflikte të mundshme dhe po mbledh provat. Trupi i Xhulio Prelës është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës.

Lexo më shumë  KQZ-ja vendos: Do të vendosen kutitë postare për votimin jashtë Kosovës

Mesohet se efektivi në moshë të re i Policisë ishte duke ndjekur dhe akademinë e Policisë në vitin e tretë, ndërkohë që shkaqet e kësaj ngjarje mbeten ende të pazbardhura nga ana e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

YouTube player