Lajme

Kush është avokati që po e mbron Milan Radoiçiqin – ai dikur kishte punuar në Gjykatën e Pejës

Në emër të njeriut që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, para publikut iu drejtua avokati i tij, Goran Petronijeviq, i njohur për publikun e gjerë si mbrojtësi i Radovan Karaxhiqit dhe Veselin Slivançanin në Gjykatën e Hagës.

Petronijeviq lexoi deklaratën e Radoiçiqit, në të cilën ai pranoi se kishte organizuar sulmin terrorist në Banjskë dhe se nuk ishte i ndihmuar nga autoritetet në Beograd.

Goran Petronijeviq është avokat i njohur në Serbi me origjinë nga komuna e Medvegjës. Punën si avokat e filloi në vitin 2001, pasi ishte gjyqtar për më shumë se një dekadë, raporton N1.

Lexo më shumë  Ekzekutohen 100 eurot për studentët, Ministria e Financave në Kosovë del me njoftim

Nga posti i zëvendësit të Gjykatës së Qarkut në Beograd, ai u dërgua në Pejë, ku ishte gjyqtar i Gjykatës së Qarkut nga viti 1998 deri në qershor të vitit 1999. Ai kishte detyrë të veçantë në Kosovë, si gjykatës hetues special i Ministrisë së Drejtësisë së RFJ-së ka pasur për detyrë të hetonte krimet e luftës në Kosovë.

Si gjyqtar, ai ishte anëtar i panelit të gjyqtarëve që në vitin 2000 dënoi zyrtarët e NATO-s për krime lufte të kryera gjatë bombardimeve të vitit 1999, shkruajnë mediat në Serbi.

Ai iu bashkua avokatisë pas ndryshimeve më 5 tetor, pra në vitin 2001. Klientët e tij më të famshëm ishin ish-shefi i Sigurimit Shtetëror, Rade Markoviq, ish-shefi i Sigurimit Ushtarak, Aco Tomiq dhe në Hagë, ai përfaqësonte Veselin Sljivançanin dhe Radovan Karadxhiqin. Ai ishte mbrojtësi i këngëtares, Svetlana Raznatoviq (Ceca), por edhe pjesëtarëve të klanit Zemun.

Lexo më shumë  Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

Në disa raste, Petronijeviq ka tronditur opinionin me deklaratat e tij, duke paraqitur detaje nga disa nga rastet që ka trajtuar.

Ai ka mbrojtur Sasha Pejakoviq (Pele), një nga të dënuarit në gjyqin për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjinxhiq.

Ai është themelues i Lëvizjes për Serbinë, shtëpisë mediatike “Russian Express” dhe organizatës joqeveritare Qendra për rivendosjen e së drejtës ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player