KryesoreOpinion/Aktualitet

Kush e udhëheq PDK-në? Sami Lushtani, Bedri Hambani apo Memli Tucani?

Shkruan Lirim Gashi

një vend ku drejtësia ndonjëherë duket si një shi i butë vere – Sami Lushtaku, kjo fantazmë e filmave horror, endet vazhdimisht nëpër korridoret e Partisë Demokratike të Kosovës për të na dëshmuar se e mban peng sipas dëshirës dhe se askush nuk guxon t’i bëj ciu.

I shoqëruar nga një grup individësh që më shumë i ngjajnë banditëve nga filmat mafiozë siçilianë, se sa anëtarëve të një partie politike të një shteti modern ligjor, ai krijon shpesh skena që na kujtojnë tragjeditë e periudhës së pasluftës që mbeten pa katarzë.

Lexo më shumë  Çmimet e naftës dhe gazit rritje rekord ndërsa konflikti në Iran përshkallëzohet

Si gjejnë vend në këtë Parti gjoja të reformuar këto figura skurrile, që sulmojnë ndërtesën ku gjendet Kryefamiljari i familjes së shenjtë Jashari ?

Si gjejnë vend keto figura skurrile në një Parti gjoja të reformuar që synon ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin ?

Për Lushtakun vetë, ideja që të përgjegjet para Prokurorisë mund të duket si një mendim po aq qesharak dhe i paarritshëm sa edhe ideja që në raste të tilla vërtet triumfon drejtësia.

Nëse nuk vepron prokuroria e shtetit tonë, atëherë vertet e meriton epitetin e një organi të kapur donkishotesk të denjë për tallje: në një vend ku drejtësia kurrë nuk triumfon.

Lexo më shumë  Konflikti Becchetti, qeveria transferoi 70 mln euro tek Albcontrol nga fondi i investimeve në 2025

Nëse ai dhe ndjekësit e tij, hijet e së kaluarës, nuk dërgohen në qelitë më bujare të vendit – me pamje nga ndonjë liqen i bukur dhe me mjaft hapësirë për të reflektuar mbi veprimet e tyre idiotike, pyetja që mbetet e papërgjigjur është kjo:

Kush janë në këtë vend protagonistet kryesorë të dramës groteske ?

Banditët e së kaluarës, apo sistemi që vazhdimisht i riciklon ?

Zgjohu Drenicë e dashur nga gjumi i ariut dhe deshmo se je fëmiu më i besueshëm i Adem Jasharit, komandantit më legjendar, më patriot, më të guximshëm, më të vetëflijuar dhe më human që bota ka parë ndonjëherë.

YouTube player