KryesoreLajme

Kusari-Lila: Zhbllokimi i Kuvendit do të ishte i lehtë nëse deputetët do të votonin

Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi i zhbllokimit institucional do të ishte shumë më i lehtë nëse deputetët do ta përmbushnin detyrimin e tyre kushtetues – votimin.

“Pjesa tjetër e procesit në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ishte shumë më e lehtë për t’u zhbllokuar, nëse deputetët do të kryenin obligimin e tyre kushtetues, votimin”, u shpreh Kusari-Lila para mediave.

Ajo gjithashtu sqaroi se edhe me përfshirjen e votave të Nismës Socialdemokrate, nuk arrihet shumica e nevojshme prej 61 votash, pasi siç tha ajo, numri i përgjithshëm arrin vetëm në 60.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Deklarata e saj vjen në një moment të ndjeshëm politik, ku zvarritja e procesit për konstituimin e Kuvendit po shkakton tensione dhe pasiguri për vijimin e funksionimit të institucioneve.

Rruga Press

YouTube player