Kusari-Lila: Situata në veri, zinxhir ngjarjesh që s’ndryshuan rrjedhë që nga përfundimi i luftës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, para deputetëve në Kuvend ka folur për situatën në veri.
Ajo u shpreh se kjo situatë është është zinxhir i ngjarjeve të cilat, siç tha ajo, përmbajtësisht nuk kishin ndryshuar rrjedhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por tha se kanë ndryshuar dinamikë.
Situata aktuale në veri nuk është sekuencë e shkëputur e një ngjarje ‘ad hoc’, situata në veri është zinxhir i ngjarjeve të cilat përmbajtësisht nuk kishin ndryshuar rrjedhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por kanë ndryshuar dinamikë, e tani po ndryshojnë edhe në përmbajtje”.
“Përceptimi se në veri të vendit para një dekade kishte zhbërje të strukturave ilegale, doli të ishte tërësisht i paqëndrueshëm”, u shpreh ajo.
Rruga Press