KryesoreLajme

Kusari-Lila: Sipas Kushtetutës, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, i bie këtë të diel

Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë duke u afruar drejt përfundimit.

Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel.

Lexo më shumë  Tjetër bastisje në veri të Mitrovicës, policia kap armë dhe paisje ushtarake, raketahedhës (zolla), jelekë antiplumb,helmeta…

“Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel. Mund të jetë edhe neser. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi. Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila.

Lexo më shumë  Hoxha: LDK-ja dhe raporti i saj i varësisë ndaj PDK-së e Devollëve

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit