Lajme

Kusari- Lila për Hovenierin: Ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shefja e Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari Lila ka thënë se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier i cili po përmbyllë mandatin në Kosovë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në avancimin e demokracisë dhe partneritetit të ndërsjellë.

Ajo e ka falënderuar diplomatin amerikan për kontributin, siç ka thënë ajo, të palodhshëm që ka dhënë për Kosovën

Lexo më shumë  FSK-ja përgatitet për sfidat në luftën urbane dhe terrene të minura


“Mirënjohje e thellë për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta historikisht. Kontributi juaj dhe shtetit që me krenari dhe dedikim keni përfaqësuar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në avancimin e demokracisë dhe partneritetit të ndërsjellë dhe do të mbetet gjithmonë i çmuar. Ju uroj nga zemra suksese të mëtejshme në kapitullin tuaj të ri dhe mos harroni: Kosova do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë dhe një vend ku do të gjeni miq të vërtetë”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit