Lajme

Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Shefja e Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila, ka denoncuar fjalimin e të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër kryeministrit Kurti, i cili akuzonte ata që e liruan Kurtin nga burgu i Serbisë.

Për këtë, Kusari-Lila në postimin e saj në Twitter ka përmendur edhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në Kroaci

Presidenti i Serbisë shpreh keqardhjen në Parlamentin e Serbisë, pse ish-Presidenti i RFJ e liroi atëherë të burgosurin politik, tani Kryeministrin e Kosovës
Albin Kurti nga burgu.
Putin në Rusi dhe Vucic në Serbi në mënyrë të ngjashme i duan kundërshtarët e tyre politikë nëpër burgje.
@MiroslavLajcak @JosepBorrellF

Kusari-Lila ka publikuar edhe një pjesë të fjalimit të Vuçiqit me përkthim për këtë çështje. Vuçiq përmes një dokumenti dëshiron t’iu tregojë parlamentarëve serbë se kush e liroi Kurtin kur ishte në burgun serb.

Lexo më shumë  Avokati i Popullit kërkon hetime për ‘ndotjen alarmante’ në Patos- Marinzë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *