Lajme

Kusari-Lila fajëson AAK-në se nuk u interesua për ruajtjen e Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Ish-kryetarja e Komunës e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka fajësuar qeverisjen aktuale të kësaj komune për shkatërrimin e Muzeut të Muzikës.

Ajo ka thënë se komuna në krye me kryetarin Ardian Gjini, i cili vjen nga radhët e AAK-së, nuk e ka pasur interesin që ta mirëmbajë këtë muze i cili u dogj të mërkurën.

“Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilën përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Kusari-Lila ka shtuar se objekti duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ka qenë, tē rindërtohet dhe për të të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Deputetja ka theksuar se përkujdesja e vazhdueshme me mundësi të mirëmbajtjes së mirëfilltë të Muzeut do të jetë sfidë gjithmonë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e përhershme.

Të mërkurën pasdite, Muzeu i Muzikës në Gjakovë u përfshi nga zjarri, ndërsa para zjarrit objekti ishte vandalizuar tërësisht. Kryetari Gjini ka thënë se të gjitha eksponatet ishin larguar më herët nga aty.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player