KryesoreLajme

Kurti:Në tre vite qeverisje kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjen e Qeverisë së tij në trevjetorin e qeverisjes. Duke shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti ka thënë se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 30 mijë gra janë punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur aj ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Kryeministri Albin Kurti, në RTK të enjten ka theksuar se tri vitet e qeverisjes së tij ishin përplot sfida, por edhe të arritura. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe e arritura kryesore është se Kosova është ngritur në ekonomi me rritje prej 6.2% të bruto-produktit vendor, dhe kjo rritje është shpërndarë përmes pakove të ndryshme.

Kurti ka përmendur ballafaqimin me pandeminë, inflacionin, krizën energjetike e deri tek subvencionimet ndryshme të dhëna, siç ka thënë ai gjithandej.

Kurti ka thënë se sfidat kryesore dhe që i kanë marr shumë kohë kanë qenë një dyzinë ligjesh të reformave substanciale, sociale, ekonomike dhe të drejtësisë në Kosovë, e siç shtoi ai ato kanë ngelur të bllokuara në Gjykatën Kushtetuese dhe se një pjesë e tyre janë deformuar ose anuluar. Madje i ka bërë thirrje që të garojë në zgjedhje.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kryeministri Kurti ka folur për sistemin e drejtësisë të Kosovës.

“Sistemi i drejtësisë, nevoja për prokurorë aktiv dhe energjik, dhe për gjyqtarë, gjykatës të cilët janë të drejtë është pika ku më së shumti çalon shtet-ndërtimi demokratik në Kosovë”, ka theksuar ai.

Kryeministri dje u shpreh i kënaqur në atë se çka ka arritur si qeveri së bashku me ekipin e tij të ministrave, grupin parlamentar, me institucionet dhe agjencitë shtetërore të cilat, siç ka thënë ai kanë pasur bashkëpunim të mirë me qeverinë në këtë progres socio-ekonomik dhe demokratik.  Sipas tij, në këto tri vite qeverisje është ngritur imazhi i Kosovës në botë.

Rruga Press

YouTube player