KryesoreLajme

Kurti: Zgjedhjet e 9 shkurtit janë referendum, një miliard euro për prodhimtarinë në qeverisjen e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tubimin elektoral përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje, që është duke u mbajtur në sheshin e Prishtinës, ka thënë se e diela e 9 shkurtit është referendum për katër vitet e ardhshme.

Kryeministri Kurti, po ashtu më tej tha se do të investojnë në prodhimtari dhe ndërmarrësi një miliardë euro, në Qeverinë Kurti 3.

“E diela e 9 shkurtit është referendum edhe për katër vitet e ardhshme, jo vetëm për këto katër që i kaluam. Prandaj është referendum për ato që do të bëjmë, përveçse për atë që tashmë kemi bërë. Një milionë euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë, mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për invesitorët sepse duhet të prodhojmë më shumë që të punësojmë më shumë, që ti ulim importet e ti zëvendësojmë ato ta rrisim ekonominë. Një miliardë euro për prodhimtarinë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Dje dhe sot/ Si i harroi Edi Rama premtimet për çmimet e ushqimeve

Kurti, në vijim shtoi se në muajt e parë të qeverisjes së re do ta largojnë taksën doganore prej 10 % për veturat që do të vijnë nga Bashkimi Evropian.

“Në muajt e parë të qeverisjes së re, do ta heqim taksën doganore për 10 % për veturat nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player