Kurti: Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se William Walkeri do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetë, gjatë takimit në objektin e Qeverisë të premten.
Sipas njoftimit, Kurti e Walkeri gjatë ndan kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat e besimet për të ardhmen.
“Ai e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën. Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës”, thuhet në njoftim.
Kurti i ka thënë Walkerit se populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, “krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”.
Në mbledhje e 118-të të Qeverisë para një jave, ekzekutivi që drejtohet nga Kurti ndau 70 mijë euro për librin e Walkerit, rreth masakrës së Reçakut dhe dhe peshës historike të saj.
Rruga Press