Lajme

Kurti: Vuçiqi po e kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës, nuk do ta lejojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën malezeze “Pobjeda”, ka përsëritur se nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon bosnjëzimin e Kosovës me anë të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por se nuk do të lejohet kjo.

“Gjatë vitit 2013 është bërë shumë presion mbi deputetët që të arrihet shpejt ajo marrëveshje e Asociacionit. Mungonte transparenca e informacioni. Sot, institucionet e Kosovës drejtohen nga njerëzit që kundërshtuan marrëveshjen e vitit 2013, dhe që arritën fitore plebishtare në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021”, tha Kurti. “Së dyti, aktgjykimi i Kushtetueses i dhjetorit të vitit 2015 me të drejtë thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është i integruar në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës. Gjithashtu Kushtetuesja konstatoi se vetë ideja e Asociacionit shkel 23 nene të Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk parasheh asnjë integrim territorial në baza etnike. Ne kemi një krijim të tillë në Bosnjë-Hercegovinë, quhet Republika Sërpska. Beogradi dëshiron një krijim të ngjashëm në Kosovë. Shpresoj të kemi nxjerrë mësime nga e kaluara dhe kemi studiuar e analizuar saktë Serbinë e politikën e saj. Të cilën, për fat të keq, e kemi ndjerë në lëkurën tona. Dua që dialogu të bëhet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, e jo për shkëmbime territoreve. Ne jemi një shtet demokratik dhe zgjidhje të tilla nuk do të jenë në tavolinë. Aleksandar Vuçiq më nuk e përmend demarkacionin me shqiptarët dhe zgjidhjet territoriale. Në vend të kësaj, ai kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës”: një entitet autonom serb brenda Republikës sonë për të bërë Kosovën një shtet jofunksional. Ai dështoi, sigurisht. Nuk ka ndarje të Kosovës”.

Lexo më shumë  OECD: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *