KryesoreLajme

Kurti: Vuçiqi nuk distancohet as nga Millosheviqi, as nga Putini

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini.

Pas darkës jozyrtare të shtruar në Berlin, ku i pranishëm ishte edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti bëri të ditur po ashtu se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel liderësh, por kryenegociatorësh.

Në një deklaratë për RTK-në, kreu i ekzekutivit theksoi se qëndrimet e Vuçiqit janë të vjetra.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

“Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Kurti shtoi se tashmë edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të ketë zgjidhje e marrëveshje.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata e Kurtit vjen pasi ai gjatë ditës takoi kancelarin gjerman, Olaf Sholc me të cilin mbajti edhe një konferencë për media.

Në këtë konferencë u rikonfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës e Gjermanisë.

Gjatë ditës, Kurti pati takime dhe me ministren e Punëve të Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *