KryesoreLajme

Kurti: Votuan Zajednicën, Specialen e demarkacionin,sot s’e votojnë Haxhiun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar deputetët nga radhët e partive opozitare për mos votimin e kandidates për kryekuvendare, Albulena Haxhiu, duke ngrerë paralele me votime në çështje të tjera.

Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, përkatësisht tubimit me gra, ka thënë se janë të njëjtit deputetë që në të kaluarën kanë votuar “Zajednicën”, Gjykatën Speciale e demarkacionin.

“Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën. Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, më 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Tri huqje kardinale të Vjosa Osmanit në vetëm 5 minutat e para te intervista mbrëmë

Më tej ai ka thënë se ata kanë votuar këto katër fenomene, “të këqija” sipas tij, por jo edhe Haxhiun.“E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena asnjërën prej tyre”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Rruga Press

YouTube player