Lajme

Kurti viziton sot Brukselin/ Ministrat që do e shoqërojnë

BRUKSEL- Sot do të mbahet takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në Bruksel. Kryeministri Albin Kurti udhëheq Delegacionin e Kosovës në takimin e sotëm, por so të shoqërohet edhe nga ministra të tjerë.

Në delegacionin e Kosovës po ashtu bëjnë pjesë: zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Lexo më shumë  Video - Kryeministri Kurti takohet me kryeministrin kroat Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Ndërkohë pjesë e delegacionit të BE-së do të jetë shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ky është takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit që do të shqyrtohet gjendja e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon sekretarin gjerman, diskutojnë për zhvillimin ekonomik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *