KryesoreLajme

Kurti viziton një nga depot e armatimit të FSK-së: Armatimi modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mbrëmjen e së martës ka vizituar njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë e Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur vet Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se këtë vizitë e bëri bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin dhe ministrinë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kurti tha se ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që janë duke u bërë për FSK-në.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

“Mbrëmë së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituam njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tonë.

Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Kryeministri po ashtu ka thënë se ngritja e kapaciteteve ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë.

YouTube player