KryesoreLajme

Kurti viziton Istogun, inspekton nga afër punimet për rrugë në fshtrat Dejë dhe Dobrushë

Kryeministri e Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka vizituar gjatë ditës së sotme Komunën e Istogut me ç’rast ka parë nga afër përfundimin e asfaltimit në fshatrat Drejë dhe Dobrushë .

Kryeministri Kurti u mirëprit nga kryetari Ilir Ferati, pasi që ky projekt është bashkëpunim në mes komunës së Istogut dhe Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Prodhuesit ukrainas të armëve marrin licencat e para të eksportit në kohë lufte

Nëpërmjet një postimi në Facebook, komuna e Istogut ka bërë të ditur se rrugët e fshatit Drejë dhe ato të Dobrushës përkatësisht ‘Jusuf Kovacevic’ dhe ‘Rusolia’, janë drejtë përfundimit.

“Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir F. Ferati, ka pritur në Istog kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kanë vizituar fshatrat Drejë dhe Dobrushë për të parë nga afër përfundimin e asfaltimit të rrugëve në lagjet e këtyre dy fshatrave më saktësisht të rrugëve në Drejë dhe rrugët “Jusuf Kovacevic” dhe “Rusolia” në Dobrushë”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Gjithashtu Kryeministri Kurti, sot ka vizituar edhe punimet në rrugën Kijevë – Zahaq segmenti Kijevë – Dollc.

YouTube player