Lajme

Kurti viziton familjet e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të kidnapuar dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës.

Në Mitrovicë, sipas njoftimit të Kryeministrisë, u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar.

“Familjaret vlerësuan përkrahjen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga populli, që po ua lehtëson barrën”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, Kurti u prit nga familjarët e Beqir Sefës, në mesin të cilëve ishte dhe djali i tij, që po ashtu është pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe i angazhuar në Task Forcën për veri.

“Kryeministri i njoftoi familjarët se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer. Ata e falënderuan kryeministrin për vizitën, si dhe për qëndresën e tij”, vijon njoftimi i ZKM-së.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, Kurti vazhdoi me vizitën te familja e Rifat Zekës. Ai shprehu mbështetjen dhe solidaritetin me familjen.

“Kryeministri ritheksoi se Republika e Kosovës është në të drejtën e saj dhe se dëshmitë që posedojnë institucionet e vendit dokumentojnë se zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin brenda territorit të Republikës. Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës, në atë pjesë ku më herët janë mbyllur 16 rrugë ilegale. Familjarët u shprehën falënderues për vizitën dhe kujdesin e treguar, dhe theksuan besimin e plotë në institucionet e Republikës së Kosovës”, përfundoi njoftimi i Kryeministrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *