Kryesore

Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka nisur me shërbime të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ka vizituar sot Klinikën e Stomatologjisë, ku është njohur për shërbimet e reja, të cilat janë fiksimi i protezave, oksiduli i azotit dhe implantologjia që kanë nisur në më pak se një vit.

Ai vlerësoi lart shërbimin cilësor e pritjet e shkurta të pacientëve, derisa stomatologët i falënderoi për punën e angazhimin e tyre.Kurti gjithashtu vizitoi Emergjencën dhe Klinikën e Kirurgjisë dhe Ortopedisë, për t’u njohur mbi gjendjen e 13 pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, të cilët i kishte vizituar edhe fundjavën e kaluar, në ditën e aksidentit.

Lexo më shumë  Dekreti jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe mënyra se si po tentohet të argumentohet është në kundërshtim me Kushtetutën

“Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden dhe dinë. Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë, të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”, tha kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Zulfaj: Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni

Rruga Press

YouTube player