KryesoreLajme

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në një storie suksesi për sa i përket rritjes ekonomike në rajon.

Ai tha se, sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova pritet të ketë sërish rritjen më të lartë ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Lexo më shumë  Shpërthime masive dëgjohen në pjesën lindore të Teheranit

“Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike. Vendi ynë përsëri do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, sipas projeksioneve të FMN-së. Politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes sonë po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit”, ka deklaruar Kurti përmes një postimi në Facebook.

YouTube player

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së