KryesoreLajme

Kurti: Vetëvendosje është subjekti fitues që do ta formojë qeverinë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve.

Në fjalën e tij, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim për qeverisjen e tij.

“Jemi të parët, ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re,” tha ai.

Lexo më shumë  Kurti me anëtarë të VV-së bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 18-vjetorin e vdekjes së tij

Kurti theksoi se do të vazhdojnë me punët e nisura, duke shtuar se qytetarët kanë treguar se janë kundër oligarkëve.

“Kemi pasur premtime absurde nga opozita, të cilat kanë krijuar një atmosferë irracionale,” u shpreh ai.

Zgjedhjet e fundit kanë shënuar një garë të fortë mes partive kryesore, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të shpallen së shpejti.

Lexo më shumë  Ministri Murati: KQZ ka ndryshuar vendvotimet për disa qytetarë. Ma kishin ndryshuar edhe mua. Prandaj, para se të niseni për të votuar, që të mos ju ndodhë me u kthy prapa, shihni se ku saktësisht e keni vendvotimin
YouTube player