Lajme

Kurti: Vendimi i SHBA-së për sanksione ndaj grupit kriminal, vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë në veri

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i mirëseardhur vendimi i SHBA-së për identifikimin e emrave të përveçëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviq dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se ky grup është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve” , tha Kurti.

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

Tutje theksoi se vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale.

“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”, u shpreh tutje.

Kurti tha se krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare.

“Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkroi në fund Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Ndryshe, Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *