KryesoreLajme

Kurti: Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit madhështorë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe Policisë së Kosovës [PK] për nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit ka ka thurur lavde për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë.

“Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe e se sot dhe më e mirë armatosur dhe pajisur. Kurrë nuk ka qenë më e stërvitur, trajnuar e shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por edhe kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë dhe jetët tona, sepse ky është misioni i sa, ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillohet e avancohet krahas aleatëve tanë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Teksa ka lavdëruar punën e bërë të Ushtrisë së Kosovës, Kurti ka njoftuar se gjatë këtij vitit do t’i shtohen edhe 600 rekrut të rinj.

“Jam i gëzuar të shoh bashkë me juve përparimin e madh dhe të shpejtë të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare, e veçarërisht brenda tri viteve të fundit. Është arritur dyfishimi i buxhetit për ushtri, rekrutimin e 1852 ushtarëve të rinj dhe këtë vit do të i shtohen edhe 600 rekrut të rinj. Trefishimin e investimin në armatimin, duke filluar nga ushtarët që deri para pak kohësh kishin armatim të lehtë personal tani janë pajisur me armë të kalibrash të rëndë, me mijëra tyta artilerie, deri me dronët Bayraktar të cilët do të iu shtohet edhe sistemi amerikan raketor Javelin”, shtoi Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player