Kurti uron Starmerin: Presim bashkëpunim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar liderin e Partisë Laburiste, tashmë kryeministër i ri, Keir Starmer, pas fitores së zgjedhjeve në Britani.
Në urimin e publikuar në X, Kurti i ka uruar Starmerit të gjitha të mirat në drejtimin e vendit, duke thënë se pret bashkëpunim.
“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press