KryesoreLajme

Kurti uron Self-in, thotë se mezi pret të forcojnë partneritetin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka uruar Keith Self për pozitën si kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu qeveritar në platformën “X” ka shkruar se mezi pret të forcojë partneritetin mes vendeve derisa për Self-in tha se mbështetja e tij për demokracinë e sigurinë rajonale vlerësohet shumë.

Lexo më shumë  Rama, 3 mln euro për betejën e dështuar me Beketin/ Fatura e fryrë për studiot ligjore në Arbitrazh

“Urime në emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale vlerësohet shumë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

YouTube player

Lexo më shumë  Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona kanë njohur kapitujt më të errët të shtypjes