Lajme

Kurti: Unë nuk heq dorë nga ndryshimi të cilin e kemi filluar

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për 9 mujorin e marrjes së detyrës së shefit të qeverisë, duke thënë se si qeveri, nuk harrojnë dot qëllimin e rrugëtimit që kanë filluar nga 14 shkurti,  për, siç ka thënë ai, ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë.

“Po përfundon një vit sfidues për të gjithë ne. Pandemia ka rënduar mbi supet e secilit prej nesh. E derisa mbyllim këtë vit me shumë arritje në shumë sektor, kujtojmë që për shumë qytetarë të cilët me dekada janë harruar nga politika, jeta mbetet ende e vështirë. Prandaj edhe nuk harrojmë dot arsyen se përse ne jemi këtu”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike globale, do të bëjmë gjithë çka mundemi e krejt çka dimë të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj”.

“Një vit i ri e një dekadë e re shtrihet para nesh. Le të shtyjmë vetën përpara duke u bërë shembull për fëmijët tanë. Qeveria që kemi zgjedhur nuk heq dorë nga suksesi. Unë nuk heq dorë nga ndryshimi të cilin e kemi filluar”, u shpreh kryeministri, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më shumë  Orav: Ligji për të Huajt frymëzim për BE-në dhe dinamika të reja për Kosovë

“E ardhmja jonë është e ndritshme e rrugëtimi ynë është i përbashkët”, përfundoi Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *