KryesoreLajme

Kurti: Ukraina duhet të antarësohet në BE ashtu si dhe Kosova

Në konferencën e përbashkët mes Kancelarit gjerman Scholz dhe Kryeministrit të Kosovës Kurti.

Kurti u shpreh se Kosova po punon fort që të bëhet pjesë e BE-së dhe gjithashtu dëshiron që edhe Ukraina e cila po kalon momente shumë të vështria të bëhet pjesë e BE-së.

“Ne kemi aplikuar tashmë në Këshilllin e Evropës, po ashtu sivjet mendojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për këtë.

Ne jemi për antarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Natyrisht që Ukriana është në vëmendjen dhe zemrat e të gjithëve që duan paqen dhe demokracinë, për shkak se atje po zhvillohet një luftë e tmerrshme, e paprovokuar, e pajustifikueshme, një agresion ushtarak dhe invazion absdurd i Rusisë dhe natyrisht që fokusi është te Ukraina por unë besoj se duhet të jenë të dyja edhe Ukraina edhe Ballkani Perëndimor. Dëshirojmë që çdo gjë të shkojë më shpejt dhe për këtë do të punojmë maksimalisht. Bashkimi Evropian është fati ynë, Evropa është kontinenti ynë dhe ne duam një Kosovë Evropiane, një Ballkan Evropian pa formulime të tjera për Ballkanin.”

Rruga Press

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *