Lajme

Kurti udhëton për në Vatikan, do të pritet nga Papa

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar të mërkurën për në Vatikan, ka konfirmuar Zyra e Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, Kurti do ta vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parol.

Kurti më pas do të udhëtojë në Bruksel, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së përfaqësuesit të lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Vuçiqi ka lënë të kuptohet se nuk do të shkojë në Bruksel. Ai ka thënë se nuk do të flasë me Kurtin derisa të lirohet çdo bandit serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e komunave të veriut të heqin dorë.

Rruga Press

YouTube player