KryesoreLajme

Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Poznanit të Polonisë për të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës ndërkombëtare IMPACT 2025.

Në kuadër të kësaj konference, mbrëmjen e sotme, Kurti është i ftuar në një darkë zyrtare të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski, dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski.

Lexo më shumë  SHBA zgjedh Kurtin, lë në errësirë Ramën!

Konferenca IMPACT 2025 sjell së bashku liderë politikë, akademikë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat dhe zhvillimet globale në fushat e teknologjisë, ekonomisë dhe politikave publike.

YouTube player