Kurti udhëton në Mynih për Konferencën e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë .
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference)”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Rruga Press