Lajme

Kurti udhëton drejt Turqisë, nesër takohet me diasporën shqiptare në Izmir

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Turqisë për të dytën herë brenda këtij viti. Faqja e Komunës së Izmirit ka njoftuar për arritjen e Kurtit atje dhe për takimin me kryetarin e Komunës së Izmirit, Suleyman Elban.

Ndërkohë sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, Kurti do të takohet më 5 korrik me diasporën shqiptare që jeton në Izmir.

Lexo më shumë  Trevjetori i luftës në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar Kosova i dërgoi Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

YouTube player