KryesoreLajme

Kurti u takua me delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar një delegacion të Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.

Qeveria ka njoftuar se gjatë takimit u konfirmuan vlerat e përbashkëta që Kosova dhe Asambleja Parlamentare të Frankofonisë ndajnë, sikurse janë diversiteti kulturor dhe gjuhësor, të drejtat e njeriut e solidariteti.

“Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin dhe nënvizoi fushën e filmit si fushë me potencial të bashkëpunimit, dhe mësimin e gjuhës frënge si instrument për të njohur dhe përafruar edhe më shumë popujt e dy vendeve, si dhe për të rritur mobilitetin studentëve dhe profesionistëve në shërbim të shkëmbimeve kulturore, rritjes së kompetencave dhe zhvillimit socio-ekonomik. Ai shprehu vullnetin që institucionet publike arsimore të rrisin kapacitetet e mësimit të gjuhës frënge”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Sipas njoftimit, anëtarët e delegacionit falënderuan kryeministrin për mikpritjen dhe takimin, dhe shprehën kënaqësinë që për herën e parë APF-ja zhvillon një vizitë të tillë disa ditësh në Kosovë.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishte edhe Kryesuesi i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha dhe Sekretarja e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, Bukurije Rukolli. Nga viti 2022, Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF), dhe ka synim që të avancojë në të ardhmen drejt anëtarësimit të plotë.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Rruga Press

YouTube player