KryesoreLajme

Kurti: Teatri i Operës do të jetë një ikonë e arkitekturës bashkëkohore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt tha se sot u bë prezantimi i projektit fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit. Ai tha se teatri do të përmbajë sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale.

Kurti në një postim në Facebook, projekti  është një mishërim i vizionit të guximshëm të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, me të cilin po fillon një epokë e re artistike për Kosovën.

“Pas 50 vitesh shtëpia e re e institucioneve qendrore të arteve muzikore dhe skenike do t’i ofrojë Prishtinës një ikonë të munguar të arkitekturës bashkëkohore, duke e vendosur atë në lartësinë e hartës botërore të kulturës”, shkruan Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Hajdari: Marrëveshja me EFTA-n e bën Kosovën destinacion për investime

Ai tha se teatri do të ndërtohet në zemër të Prishtinës dhe përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, të dyja me nga 300 ulëse. Ndërsa do të akomodojë parkingun nëntokësor me kapacitet me mbi 400 vendparkime pranë unazës së brendshme të Prishtinës, dhe do të jetë kalimi më spektakolar në mes të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe lagjes Arbëria.

Lexo më shumë  VOA: Trajtimi i mbetjeve, ende pa zgjidhje në Shqipëri

“Bjarke Ingels, njëherit themeluesi i shtëpisë prestigjioze të projektimit BIG, është ndër arkitektët më inovativë të kohës sonë i njohur për projektet mbresëlënëse si rrokaqielli piramidal “Via 57 West” në New York, centrali energjetik CopenHill me pistë skijimi në Kopenhagë, selia e Google në Kaliforni dhe “The Spiral” në Manhatan. Vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026”, shkruan Kurti në Facebook.

Rruga Press

YouTube player