Kurti: Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi
Në Elbasan po zhvillohet mbledhja e shtatë mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë.
Mbledhja filloi në orën 10:00 pasi kryeministri Edi Rama priti homologun e Kosovës Albin Kurti me çadër jashtë godinës ku po mbahet mbledhja.
“Do kishim dashur tju prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur I mirë,” tha zoti Rama në fillim të mbledhjes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se shqiptarët janë optimistë edhe kur dita nuk është me diell dhe bie shi themi do të jetë bereqet. Zoti Kurti solli në vëmendje tërmetin tragjik të 2 viteve më parë i cili goditi Shqipërinë duke lënë 51 viktima. Ai tha se dhimbja e personave që humbën të dashurit e tyre është edhe dhimbje e tij.
Kurti: Kjo është mbledhja e 7-të ndërmjet qeverive, por mbledhja ime e parë si kryeministër. Sa herë vij në Shqipëri kam një ndjesi që nuk përshkruhet lehtë e as shpjegohet kollaj. Jemi një, paçka se me dy dialekte që sa vjen e po njehsohen falë ndërveprimit në shumë fusha. Ajo që ndiej në Kosovë, është se ka një lloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë. Befas e gjithë shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim për të cilin nuk u pyet e nuk u lejua të debatohet.
Kjo është dhe do të mbetet një temë e dhimbshme dhe më të dhimbshme e bën fakti që politikisht nuk është korrekte të diskutohet për të. Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete do të ishte tepri, të thuash se do të bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Le të flasim si diplomat, por le të punojmë si patriot. Si diplomat jemi të qartë se mbledhja e 2 qeverive tona është në horizontin e integrimeve.
Rruga Press