Lajme

Kurti: Të gjitha familjet do të përfitojnë nga subvencionimi i 800 kilovatëve të parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës.

“Gjatë dimrit është dashtë të importojmë 40 për qind të energjisë.  Vetëm për një ditë kemi paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë. Janari ishte muaji më kritik i vitit që përcillet me shpenzime të festave të fundvitit dhe konsum të energjisë. Jemi kujdes që mos të ketë asnjë barrë shtesë për qytetarët. Por forma e tillë e subvencionimit ishte e papërballueshme”, tha Kurti.

Kurti shtoi se këtë vit Kosova do të vazhdojë të importojë energji elektrike.

“ZRrE dje ka bërë publik vendimin lidhur me tarifat. Me këtë vendim ka ulur tarifat e propozuara. Përballë tarifave të reja të ZRrE-së kemi zotuar 100 milionë euro subvencionim për qytetarët. Kjo shumë e subvencionuar e ka ulur çmimin e tarifave. Për konsum deri 800 kilovatë nuk do të ketë rritje. 100 për qind e familjeve do të përfitojnë nga subvencionimi i 800 kilovatëve të parë”, tha Kurti më tej.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kryeministri Kurti deklaroi se në krizë energjetike nuk ka zgjidhje ideale.

“Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin e krizës. Nga fillimi i krizës deri me tani kemi nda nga buxheti 120 milion euro. Zotimi ynë për subvencionim është thirrje ndaj qytetarëve për racionalizim të kursimit të energjisë. Energjia e kursyer është buxhet i kursyer i shtetit dhe xhep i kursyer i qytetarit.Së bashku e solidar do ta tejkalojmë këtë krizë”, shtoi ai më tej.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovat është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovat, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.Tarifat e reja kanë hyrë në fuqi që nga sot, 9 shkurt 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *