Kurti takon Ted Deutch në Mynih, diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Izrael
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee), Ted Deutch, i cili është edhe ish-kongresist amerikan.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, Kurti theksoi prioritetet e qeverisë së Kosovës, duke përfshirë investimet në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja.
Ai foli gjithashtu për mbështetjen e fermerëve dhe studentëve, përfshirë mundësinë e arsimit të lartë publik falas.
Gjithashtu, u diskutua mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik, duke synuar forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Rruga Press