KryesoreLajme

Kurti takon shefin e Zyrës së BE-së, Aivo Orav – flasin për zgjedhjet dhe formimin e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli.

Lexo më shumë  Ndryshim në hartën zgjedhore të Kosovës – Kurti njofton se LVV kryeson edhe në Klinë

“Ambasadori Orav e uroi kryeministrin për fitoren dhe rezultatin në këto zgjedhje. Bashkë, diskutuan për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë  Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut në Tiranë lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente
YouTube player
sqhrenfrdeit