KryesoreLajme

Kurti takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Gjatë bisedës, u theksua përkushtimi i qeverisë kosovare për realizimin e reformave të nevojshme për integrimin në Bashkimin Evropian dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.

Në takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, u diskutua mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian për çka kryeministri theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në zbatimin e reformave.

Lexo më shumë  Beqa: LDK-ja përveç që i ka manipuluar mbi 15 mijë vota me postë të diasporës, e ka dëmtuar përgjithmonë procesin zgjedhor dhe pjesmarrjen e diasporës në zgjedhjet në Kosovë

“Tutje, shprehu dhe angazhimin e dëshmuar të Kosovës edhe në kuadër të Planit të Rritjes, si një mekanizëm që shtyn përpara integrimin e rajonit në BE, e prej së cilës Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua dhe mbi aktualitetin politik dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Lexo më shumë  Ushtarakët amerikanë alarmojnë për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit