KryesoreLajme

Kurti takon senatorën Joni Ernst, diskutojnë për siguri dhe investime

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington, senatoren amerikane nga radhët e Partisë Republikane, Joni Ernst.

Qeveria ka njoftuar se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, për siguri, mbrojtje, integrim euro-atlantik dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

“Kurti veçoi rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënieve ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë për t’i thelluar edhe më tej ato”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e investimeve amerikane në Kosovë dhe paraqiti mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj në infrastrukturë, energji dhe teknologji.

Sipas njoftimit, Kurti e falënderoi senatoren Ernst për miqësinë dhe mbështetjen e saj të palëkundur për popullin e Kosovës dhe për angazhimin e kontributin në forcimin e lidhjeve dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi.

Lexo më shumë  Hajdari: Ulja e akcizës dhe TVSH-së për naftën rrezikon pagat dhe shërbimet publike
YouTube player