Kurti takon përfaqësuesit e MCC, flasin për investime në sektorin e energjisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nis takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vizitën e tij zyrtare. Në ditën e parë të vizitës në ShBA, Kurti takoi përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
“Nder i veçantë takimi me znj. Alice Albright për të filluar negociatat për Kompaktin e Kosovës. Ky dp të jetë një investim I madh në sektorin e energjisë në Kosovë që rikonfirmon lidhjen e ngushtë të dy vendeve tona”, ka njoftuar kryeministri Kurti.
Në fotografitë e publikuara në rrjetin shoqëror “Twitter”, Kurti shihet se është i shoqëruar edhe nga ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Rruga Press