Lajme

Kurti takon përfaqësues të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beçiroviq.

Takimi është zhvilluar në Francë, ku kryeministri po qëndron në kuadër të Forumit të Paqes.

“Falënderoj kryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beçiroviq, për një takim produktiv”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, në mënyrë specifike për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe letërnjoftim.

Lexo më shumë  Gazetarja tregon që pas 14 vitesh heq dorë nga puna për Klan Kosovën: U cënua dinjiteti im si gazetare dhe si njeri. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që treguan solidaritet, veçanërisht kolegët që dëshmuan integritet të lartë në kushte frike dhe presioni

Gjithashtu në takim thuhet se është folur edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka bërë hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje. Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

“Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën ‘Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt’, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime”, është thënë në njoftim.

Lexo më shumë  FSK-ja përgatitet për sfidat në luftën urbane dhe terrene të minura

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit