KryesoreLajme

Kurti takon përfaqësues diplomatikë, flasin për Fondin për zhvillimit të qëndrueshëm

Kryeministri, Albin Kurti, ka takuar ambasadorë, përfaqësues diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar zbatimin e koordinimin rreth Fondit të sapokrijuar të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për Kosovën.

Krijimi i Fondit Përshpejtues të OZhQ-ve sipas njoftimit të Qeverisë është zyrtarizuar në takimin e së martës ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dhe Koordinatores Rezident të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

“Kryeministri Kurti theksoi gjatë këtij shkëmbimi se ky fond ka për qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me Agjendën 2030. Ai shtoi se ideja e iniciativës fokusohet në krijimin e një fondi që do të shërbente si një bazë për iniciativat që “nuk lënë askënd pas”, duke siguruar qeverisje të mirë dhe vendimmarrje në nivelin më të lartë të qeverisë. Kryeministri gjithashtu mirëpriti idenë e centralizimit të kontributeve të donatorëve drejt objektivave të OZhQ-ve, duke e konsideruar atë si një shtesë të vlefshme ndaj mbështetjes aktuale nga partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Vrasja me thikë e 14-vjeçarit/ Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Në njoftim thuhet se kontributi fillestar në këtë fond do të jetë i Kosovës dhe arrin shumën prej 200 mijë eurosh. “Për çdo kontribut të marrë nga donatorët, qeveria do të shtojë 20% të vlerës së tij. Fondi pritet të rritet vazhdimisht bazuar në prioritetet e përcaktuara, duke mbështetur objektiva si ulja e varfërisë, rritja e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, transformimi digjital dhe reformat e rëndësishme në sistemin arsimor. Për më tepër, fondi do të pranojë kontribute nga donatorët dhe partnerët”, thuhet në njoftim. 

Lexo më shumë  Shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, Kurti: Fëmijët janë themelet e jetës

Spence si dhe ambasadorët dhe përfaqësuesit të tjerë diplomatikë ndërkombëtarë thuhet se kanë mirëpritur dhe mbështetur këtë iniciativë, duke theksuar potencialin e saj për ndikim në zhvillimin e Kosovës.

YouTube player