KryesoreLajme

Kurti takon Peach, flasin për vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka takuar të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takimin e gjashtë ndërmjet tyre këtë vit ata kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në vend, përkatësisht në kufirin me Serbinë pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë dy muaj më parë.

Lexo më shumë  Konjufca: Gjykata në Hagë njëetnike, lufta e UÇK-së ishte mbrojtëse

Po ashtu, Kurti dhe Peach kanë diskutuar edhe për dislokimin përgjatë kufirit të sistemit kundër-ajror të ushtrisë serbe, “e vetmja në Evropë që operon me armatim dhe sistem raketor kinez, sikurse ai FK-3”.

“U bisedua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel, si një hap dhe përpjekje e rëndësishme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë por edhe si mundësi e humbur për të nënshkruar marrëveshjen si garanci e zbatimit të plotë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti ka falënderuar Peach për bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

Gjithashtu, në takim Kurti ka theksuar se zbarkimi i një kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë në Kosovë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, po i kontribuon situatës së sigurisë.

Rruga Press

YouTube player